Kandidati i BDI-së për komunën e Çairit, në pres konferencën e sotme prezantoi tri projektet kryesore për Komunën, të cilat nuk janë të shkruara në Kontratën që e ka publikuar me qytetarët, por të cilat Ganiu premton se do t’i implementojë në mandatin e ardhshëm.
“Puna ime e parë si kryetar nëse marr besimin më 15 tetor, do të jetë rishikimi i planeve të detajuara urbanistike. Me ekipin tim do të kontrollojmë nëse ka gabime të bëra me planet urbane? A mund të përmirësohet diçka? Unë ju premtoj se do të shfrytëzoj çdo mundësi të cilën ligji më jep brenda kompetencave të mija, që sa më pak të ketë hapësira urbane të uzurpuara dhe të planifikojmë sa më tepër vende me zona të reja të gjelbra dhe hapësira të reja më të vogla parkimi. Krijimi i një ndërmarrje për higjienë komunale. Kjo ndërmarrje do të kujdeset për higjienën e rrugëve anësore, por brenda ndërmarrjes ne do të formojmë një njësi, që do të kujdeset për qentë endacakë të cilët gjenden në Çair. Qeveria e re komunale do të miratojë masa për mbështetjen e tyre, pra para fillimit të çdo viti shkollor do të ndajmë kuponë për të blerë mjete shkollore për të gjithë qytetarët të cilët hyjnë në kategoritë e rrezikuara sociale”,- deklaroi kandidati për komunën e Çairit- BDI, Visar Ganiu.