Kryetari i komunës së Çairit, Visar Ganiu, në emisionin “Dialog te Lajmi”, ka hedhur poshtë akuzat e kryetares së Qytetit të Shkupit, Danella Arsovska, për kërcënimin e saj.
“Unë nuk merrem me gra. Unë në asnjë mënyrë nuk e kërcënoj. Ju e shihni se si vjen në Çair, shetitet, askush asgjë nuk i bën. Le të bëjë punën e vet, unë timen, s’kam nevojë… Çdo kush mund ta vërtetojë se me punë të tilla Visar Ganiu asnjëherë në jetë nuk është marrë”, tha Ganiu në emisionin “Dialog te Lajmi” që transmetohet sot në ora 17:00.