Me takimin e parë të zhvilluar me punonjësit e arsimit dhe këshillit drejtues të Shkollës Fillore “Jashar Bej Shkupi” fillojmë procesin mjaft të rëndësishëm për të përzgjedhur drejtorët e rinj në shkollat fillore të Komunës së Çairit ku drejtorët aktual janë pranë pensionimit apo skadimit të mandatit të tyre.
Me këtë rast jemi të përkushtuar që si kriterium bazë i përzgjedhjes të jetë kualiteti i kandidatëve që do të paraqiten në konkurset e hapura për drejtor dhe procesi të jetë transparent dhe i bazuar në ligj.
Në vazhdim mund të ndiqni edhe videon nga mbledhja e realizuar e kryetarit Visar Ganiu në Shkollën Fillore “Jashar Bej Shkupi”.