Nëse dita e mirë shihet në mëngjes, kandidati i BDI-së për Komunën e Çairit Visar Ganiu e ka nisur keq fushatën parazgjedhore për zgjedhjet lokale. Në video prezantimet e tij në rrjetet sociale, Ganiu ka shpërfaqur mos njohje elementare të gjuhës shqipe dhe drejtshkrimit të saj, raporton rajoni.net.
Fjalitë e shkruara në video janë përplot gabime dhe përpilime të palogjikshme, duke dhënë pasqyrë tragji-komike për kandidatin e BDI-së. Ganiu krenohet me përvojën e tij në arsim, edhe pse para se të emërohej zv/ministër i arsimit ishte vetëm arsimtar i edukatës fizike. Sidoqoftë, duket se Visari i BDI-së nuk e ka pasur shumë për qejfi orën e gjuhës shqipe, gjatë viteve të tij si nxënës dhe student. Fati i tij i keq është se garon kundër albanologut nga Lëvizja Besa, Prof. Dr. Zeqirija Ibrahimi, i cili vështirë se do t’i jepte notë kaluese Ganiut duke parë mangësitë e tij elementare sa i përket gjuhës shqipe.
Në vazhdim vetëm disa nga gabimet e shumta në përdorimin e gjuhës shqipe nga Visar Ganiu:
Teren – Terren
Ësht – Është
Mar – Marr
Idea – Ide
Zbashku- Sëbashku
Grumulluar- Grumbulluar
Bashkarishtë – Bashkërisht
Fushënjore – Foshnjore (Çerdhe)
…dhe shumë e shumë gabime të tjera./rajoni.net
https://m.facebook.com/story.php?story_fbid=1849877698674223&id=1849034522091874