Kryetari i komunës së Çairit, Visar Ganiu ka kërkuar nga Këshilli i komunës të bëjë ri-alokimin e mjeteve të buxhetit. Në vend të blerjes së veturës zyrtare Ganiu ka propozuar që mjetet të shpenzohen për ndërtimin dhe mirëmbajtjen e kopshteve për fëmijë.
“Pas konsultimit me ekipin tim morra vendim që mjetet për furnizim me makinë zyrtare për nevojat e Kryetarit të Komunës të alokohen për, trajtimin e fëmijëve me nevoja të veçanta, ndërtimin e këndeve me lojëra për fëmijë si dhe për mirëmbajtjen e tyre”, ka shkruar Ganiu në profilin e tij të facebook-ut.
Një pjesë e mjeteve për blerjen e makinës Ganiu ka thënë se do t’i shpenzojë për mbështetjen e organizatave humanitare, ndërsa për realizimin e obligimeve të përditshme zyrtare do ta përdorë veturën personale.
Në bazë të ligjit, buxhetin e komunës e propozon kryetari i komunës. Kjo i bie qe Ganiu para dy muajsh ka kërkuar të blejë makinë zyrtare, ndërsa tani është bërë pishman dhe të njëjtat mjete i përdorë për mirëmbajtjen e kopshteve, që është një ndër obligimet themelore të komunës.
Almakos.com