Kryetari i komunës së Çairit, Visar Ganiu, në emisionin “Dialog te Lajmi”, tha se fushata kundër tij që po zhvillohet nga ana e kryetares së Qytetit të Shkupit, Danella Arsovska, është e orkestruar nga BDI-ja.
“Gjithë ky invazion që drejtohet vetëm për Çairin tregon që ajo ka filluar kampanjën e BDI-së ta bëjë në Çair dhe këto burrat e mëdhenj të BDI-së, kanë zgjedhur një grua që ta nxjerrin atje sepse ajo ka deklaruar se nuk kandidon më.
Komuna e Çairit, nuk ka bërë asnjë shumë seç kanë bërë të gjitha komunat tjera në Maqedoni. Komuna e Çairit, sa i përket objekteve pa leje në nivel të Qytetit të Shkupit, prej 10 komunave, renditet e gjashta. Këto janë statistika zyrtare, kurse në nivel të Maqedonisë prej 80 komunave ne jemi nga mesi”, tha Ganiu në emisionin “Dialog te Lajmi” që transmetohet sot në ora 17:00.