24 Dhjetor 2018 / 14:45
Punonjësit e Parkut Kombëtar “Galiçica” në Ohër, sot protestuan pasi qeveria ka ndërruar drejtorin e tyre të deritanishëm Andon Bojaxhi. Punonjësit thonë se ndryshimi dhe emërimi i drejtorit të ri është bërë pa shpalljen e një konkursi dhe një vendimi të Bordit të Drejtorëve. Ata pohojnë se nën udhëheqjen e tij, në 14 muajt e fundit janë siguruar para nga fondet ndërkombëtare për funksionimin e pandërprerë të Parkut për 10 vitet e ardhshme. Me këtë nuk ka nevojë të përdoren resurset natyrore të malit për të financuar punën e shërbimeve. Ata i bëjnë thirrje Qeverisë që ta rishqyrtojë vendimin. Punonjësit njoftojnë se nëse vendimi nuk revokohet, do të fillojnë një grevë ku do të parashtrojnë më shumë kërkesa. Punonjësit thonë se nëse kjo zbatohet, “Galiçica” do të kthehet 10 vjet pas. Me vendim të qeverisë, jozyrtarisht, Vasko Paskal është emëruar drejtor i ri i “Galiçicës”, me profesion jurist.
Ende nuk është emëruar drejtor i ri, mund të jetë emëruar nga qeveria, dhe tashmë kemi filluar të ndjejmë pasoja, nëse 150,000 eurot e para nuk ndahen për Parkun. Një marrëzi e ngjashme u bë me Parkun Kombëtar “Pelister”, ku tre milionë u humbën pak vite më parë nga një kompani donatore zvicerane. Deri tani kemi mbështetur veten, në pjesën më të madhe nga prerja e druve. Kur i vendosëm themelet, dhe kur e shkurtuam për tre herë prerjen e druve, u bëmë Park Kombëtar Evropian, tani ata duan të na kthejnë pas, në një park që dikur ishte si një ekonomi pyjore- deklaroi Naumçe Noveski, punonjës në PK Galiçica, Ohër.
Miki Trajkovski
Loading…