Qeveria e re e Maqedonisë pati fillim impresiv dhe fokusohet në
bashkëpunim me fqinjët përmes projekteve ambicioze reformuese dhe hapa pozitive, theksoi kështu ministri gjerman i Punëve të Jashtme në takimin me shefin e diplomacisë së Maqedonisë, Nikolla Dimitrov dje në Berlin.
Gabliel, siç kumtoi sot MPJ-ja gjermane, ia ka transmetuar Dimitrov, urimet për 100 ditët e para të Qeverisë së kryeministrit Zoran Zaev.
“Tani është kyçe që reformat e paralajmëruara të zbatohen, ndërsa procesi reformues në Maqedoni sërish të marrë vrull. Vetëm në këtë mënyrë Maqedonia mund të përparojë në rrugën e afrimit euroatlantik. Gjithashtu, dëshiroj të apeloj deri te opozita aktuale të mos e bllokojë fillimin e mirë të qeverisë së re dhe të mos refuzojë bashkëpunim konstruktiv me qeverinë. Pasi, e gjithë kjo do të jetë për të mirën jo vetëm për perspektivën e BE-së, por edhe për qytetarët e vendit, të cilët shpresojnë
në përparim dhe përmirësim të situatës së tyre të jetesës”, porositi Gabriel.
Ai e theksoi mbështetjen e Gjermanisë për perspektivën evropiane të Maqedonisë, si dhe të shteteve të tjera nga Ballkani Perëndimor, e cila nuk është vetëm politike, por edhe praktike, me këshilla dhe vepra, duke e theksuar si shembull procesin e Berlinit.
“Së bashku me partnerët tanë në BE, punojmë në intensifikimin e mbështetjes tonë. Në të njëjtën kohë, ndërkaq, nuk do të ketë lëshime gjatë procesit të inkuadrimit. Reformat duhet të zbatohen”,
theksoi shefi i diplomacisë gjermane në takim me ministrin e Punëve të Jashtme të Maqedonisë Nikolla Dimitrov.