Nga: Ridvan Ismaili
Gabimet apo lëshimet teknike nga Regjistrimi i popullsisë së vitit 2002 që nuk do doja t’i shihja të përsëriten gjatë kumtimit të rezultateve në fund të muajit mars 2022 (nga Regjistrimi i fundit 2021):
Fshatin që shihni në foto është fshati Gërçec, është njëri ndër fshatrat më të mëdha të komunës së Sarajit. Edhe pse de facto ky fshat ekziston dhe ka mbi 2000 banorë, de jure, sipas Regjistrimit të popullsisë së vitit 2002 numëronte vetëm 1 banorë të vetëm, edhe atë të përkatësisë maqedone.
Më posht po japim të dhëna statistikore të Regjistrimeve të popullsisë për fshatin Gërçec, nga pas Lufta e Dytë Botërore e deri te Regjistrimi i vitit 2002, ku nvarësisht prej konjukturave politike dhe sistemeve të kohës kemi pas edhe rezultatet:
Pra e gjithë kjo situatë po të mos ishte tragjike do të ishte komike.
Gjëra të palogjikshme sa i përket shifrave ka pasur edhe me vendbanime tjera, po ajo që na ka ra në sy ka qenë edhe fshati Mellnicë e komunës së Çashkës.
Fshati Mellnicë – komuna Çashkë
Viti Totali Maq. Turq
1953……1490…………..14……….1469
1961……..752…………….2………..678
1971……..591…………….0………..564
1981……..714…………….0………..649
1994……..688………… .. 9………..636
2002……..743…………304……….378
Siç shihet, nga 688 banorë që kishte në vitin 1994 (prej cilëve 93% turq), 8 vite më vonë kjo përqindje e bashkësisë turke u përgjysmua dhe nga 93% ra në 50%, apo nga 636 banorë turq që kishte në vitin 1994, ky numër ra në 378 gjatë vitit 2002, ndërsa në anën tjetër nga 9 maqedonas që kishte zyrtarisht në vitin 1994, pas 8 viteve ky numër u rrit në 304 maqedonas.
Pra numri i banorëve gati mbeti i njejtë, por struktura etnike ndryshoj në mënyrë drastike për vetëm 8 vite.
Përderisa në shembullin e parë (Gërçec) kemi gabim trashanik lidhje me prezencën dhe strukturën e popullsisë, te shembulli i dytë e vetmja gjë që do mund t’i arsyetonte këto numra dhe autoritetet e atëhershme do ishte faktori “NDJENJË”, edhe pse është e palogjikshme gjysma e fshatit brenda 8 viteve të ndryshoj ndjenjë të përkatësisë etnike.