Një ngjarje e dhunshme ka ndodhur mbrëmë në Fushë Kosovë, ku një burrë dyshohet se ua ka vënë flakën orendive brenda banesës dhe më pas është larguar nga vendi i ngjarjes.
Në vendin e ngjarjes kanë dalë të gjitha njësitë përkatëse, të cilat kanë konfirmuar se nuk ka persona të lënduar.
Autoritetet kanë njoftuar prokurorin, ndërsa hetimet lidhur me rastin vazhdojnë.
“Është raportuar se i dyshuari mashkull kosovar dyshohet se u ka vënë zjarrin orendive dhe më pas është larguar nga banesa. Në vendin e ngjarjes kanë dalë të gjitha njësitë përkatëse dhe konfirmojnë se të lënduar nuk ka. Lidhur me rastin është njoftuar prokurori, rasti vazhdon të hetohet”, thuhet në raportin e Policisë.


