“Për kafshë të shëndetshme dhe të lumtura” është fushata për ngritjen e vetëdijes te vizitorët, qëllimi i të cilëve është të ndalohen vizitorët e pandërgjegjshëm të
hedhin ushqime, por edhe mbeturina në vendbanimet e kafshëve në Kopshtin Zoologjik. “Filluam me fushatën për mbrojtje të kafshëve. Arsye për atë janë qytetarët e pandërgjegjshëm të cilët edhe krahas paralajmërimeve, kafshëve u japin ushqim me kalori të larta, por hedhin edhembeturina të cilat mund ta rrezikojnë jetën e tyre. Kafshët tona ushqehen me ushqim të shëndetshëm, rregullisht dhe sipas normave. Çdo banor i Kopshtit Zoologjik e ka menynë e tij, ndërsa ushqimi është përbërë vetëm nga ushqimi i cilësisë së lartë i pasur me vitamina, minerale, proteina”, kumtojnë nga Kopshti Zoologjik.
Drejtori i Kopshtit Zoologjik Gjorgji Galetanovski thotë se ushqimin që e hedhin vizitorët ndikon në dëm të shëndetit të këtyre kafshëve.
Ai shton se e para në rolin e ZOO kujdestare është përfshirë këngëtarja Tamara Todevska me vajzën e saj Hana. Tamarës do t’i bashkangjiten edhe shumë personalitete tjera publike, sportistë, këngëtarë, aktorë të cilët do të jenë në rolin e kujdestarëve në ZOO dhe do t’i paralajmërojnë dhe edukojnë vizitorët e pandërgjegjshëm të mos hedhin ushqim të pashëndetshëm te kafshët.
Data 28.08.2025
Aktuale
- EMRAT/ Vrasja në Shkodër, identifikohet viktima dhe autori i dyshuar
- Tripunovski paralajmëron fokus te bujqësia dhe mbushje të rezervave me grurë vendas
- “Në asnjë vend të BE s’ndodh një ndërhyrje kaq skandaloze!”- Gazetari për Vetting: Në njërën godinë shkallmuan dyert! Te tjetra s’dihet çfarë kanë bërë
- Orce Gjorgjievski: Ljubljana, partner strategjik për zhvillimin e Shkupit
- Fetai: BDI po sulmon egër personalitetin tim, por unë kurrë nuk kam pasur bashkëpunim apo kompromis me ta
- Përparimi i Kosovës: Mbështetje e re nga BE për administratën publike
- Komuna e Sarajit do të ketë Wi-Fi falas përmes iniciativës WiFi4WB
- Automjeti përplas të miturën në Ballsh, shoqërohet shoferi! 7-vjeçarja dërgohet me urgjencë në spital