Sot, në hotel “Marriott” në Shkup, u mbajt një konferencë për shtyp me të cilën u nis zyrtarisht fushtata e pestë edukative “Mbill dëshirë”, në organizim të KB Shoqëria e parë pensionale A.D. Shkup, Sava shoqëri pensionale A.D. Shkup dhe Triglav shoqëri pensionale A.D. Shkup, me mbështetje nga Agjencia për Supervizimin e Sigurimeve Pensionale të Financiara me Kapital – MAPAS.
Këtë vit fushata zhvillohet me moton “Mbill dëshirë për një të ardhme të qëndrueshme”, me rastin e 20-vjetorit të vendosjes së sistemit të reformuar pensional në vend, i cili siguron siguri individuale, transparencë dhe qëndrueshmëri afatgjatë për qytetarët. Nëpërmjet një serie aktivitetesh dhe përmbajtjesh edukative, fushata ka për qëllim të rrisë ndërgjegjësimin e publikut për rëndësinë e anëtarësimit në fondet pensionale të detyruara dhe vullnetare, si dhe të nxisë kulturën e kursimit pensional në kohë dhe të përgjegjshëm.
Jubileu 20 vjet nga reforma e sistemit pensional në vend, ishte shkak që nga tre shoqëritë pensionale që administrojne fondet pensionale të detyruara dhe vullnetare të themelojnë një Asociacion, i cili është gjithashtu organizatori i një konference ndërkombëtare në të cilën do të marrin pjesë mysafirë dhe përfaqësues të shquar nga vendi dhe jashtë.
Konferenca, e cila do të realizohet më 12 nëntor të këtij viti në hotelin Marriott, ka për qëllim të nxjerrë në pah rëndësinë dhe suksesin e reformës, duke përfshirë tema për sfidat e ardhshme, por edhe për mundësitë në fushën e sigurimit pensional. Ajo do të mundësojë shkëmbim edhe të përvojave ndërkombëtare, dhe njëkohësisht do të kontribuojë në forcimin e transparencës dhe besimit në sistemin pensional në vendin tonë.
Në konferencën për shtyp u drejtua Remzi Bajrami, Kryetar i Këshillit të Ekspertëve në MAPAS, i cili foli për efektet e reformës së sistemit pensional dhe rezultatet e arritura deri tani.
“Më vjen nder që sot me krenari mund të flasim për 20 vjet nga fillimi i implementimit të reformës së sistemit pensional në shtetin tonë si dhe nga fillimi i punës së shoqërive pensionale. Kjo reformë përfaqëson një nga ndryshimet më të rëndësishme ekonomiko-sociale në Maqedoninë e Veriut të pavarur, sepse futi një model të ri mbrojtjeje për qytetarët në moshën e tyre të vjetër – një model që kombinon siguri, stabilitet dhe përgjegjësi individuale.
Sigurimi pensional i financiar me kapital – ose shtylla e dytë, siç e njeh publiku – në dy dekadat e kaluara ka treguar se është një nga mekanizmat më të sigurt për mbrojtjen e pensionimeve të ardhshme. Sot kemi mbi 620,000 anëtarë në shtyllën e dytë, dhe mjetet e akumuluara në llogaritë e tyre arrijnë mbi 178 miliardë denarë. Kjo do të thotë që çdo anëtar ka kursimin e tij personal, kapitalin e tij i cili investohet dhe rritet me kalimin e kohës.
Përveç shtyllës së dytë, veçanërisht e rëndësishme është të përmendim edhe shtyllën e tretë pensionale – sigurimin pensional vullnetar të financiar me kapital. Kjo shtyllë u ofron mundësi qytetarëve, por edhe punëdhënësve me kontribute shtesë të krijojnë edhe më shumë siguri për të ardhmen. Sipas të dhënave të fundit, në shtyllën e tretë pensionale kemi rreth 35,000 anëtarë, dhe mjetet totale të akumuluara në fondet e shtyllës së tretë arrijnë afërsisht 4.7 miliardë denarë.”
Vesna Stojanovska, Kryetare e Bordit Drejtues të KB Shoqëri e parë pensionale A.D. Shkup, theksoi rolin e shoqërive pensionale në sigurimin e një të ardhmeje të qëndrueshme për anëtarët dhe pensionistët e parë, duke nënvizuar se roli i tyre nuk është thjesht të administrojne shifra dhe mjete, por të krijojnë siguri – siguri që çdo denar i investuar do të kontribuojë për një jetë të denjë në pleqëri.
“Kemi ndërtuar një sistem pensional modern, transparent dhe të qëndrueshëm. Një sistem që administron llogari personale, individuale të të siguruarve. Me politika të mençura dhe të provuara në investime krijohet një bazë e fortë për një të ardhme të sigurt dhe të qëndrueshme” – theksoi Stojanovska.
Snezhana Stankoviq, Kryetare e Bordit Drejtues të Sava shoqëri pensionale A.D. Shkup, me rastin e 20-vjetorit të reformave të sistemit pensional, njoftoi formimin e Asociacionit të shoqërive pensionale në organizim të të cilit do të mbahet një konferencë ndërkombëtare.
“Me krenari të veçantë, sot, 20 vjet pas reformave të sistemit pensional, kur kemi tre shoqëri pensionale që administrojne fond pensional të detyruar dhe vullnetar, njoftojmë formimin e Asociacionit të Shoqërive për Administrimin e Fondeve Pensionale të Maqedonisë së Veriut.
Asociacioni do të jetë një platformë për bashkëpunim, dialog profesional dhe veprim të përbashkët. Do të jetë zëri i shoqërive pensionale – por edhe ruajtës i interesave të të gjithë pensionistëve të tanishëm dhe të ardhshëm. Asociacioni do të punojë për përmirësimin e rregulloreve dhe zhvillimin e standardeve etike, vetëm në dobi të interesave të anëtarëve dhe të anëtarëve të pensionuar të fondeve pensionale të detyruara dhe/ose vullnetare që administrohen nga shoqëritë pensionale.
Në këtë kontekst, me kënaqësi njoftojmë edhe konferencën ndërkombëtare, e cila do të mbajtet më 12 nëntor në Shkup, në Marriott Hotel. Shkaku për konferencën është i rëndësishëm:
20 vjet nga reforma pensionale në Republikën e Maqedonisë së Veriut” – shpjegoi Stankoviq.
Marian Nikolovski, Kryetar i Asociacionit dhe Anëtar i Bordit Drejtues të Triglav shoqëri pensionale A.D. Shkup, prezantoi aktivitetet dhe përmbajtjet e reja që janë pjesë e fushatës së këtij viti, duke nënvizuar se ato janë konceptuar me kujdes me karakter edukativ, të drejtuara nga ngritja e ndërgjegjësimit për rëndësinë e sigurisë pensionale dhe shkrim-leximit financiar.
“Tema që e hapim sot – stabiliteti financiar – është një çështje që na prek të gjithëve, pa marrë parasysh moshën, profesionin ose stilin e jetesës. Pikërisht për këtë arsye, iu kemi vënë në një përpjekje serioze dhe të vazhdueshme për edukim, informim dhe inkurajim të qytetarëve që të marrin një rol proaktiv në planifikimin e tyre financiar.
Kjo fushata është rezultat i një vizioni dhe përkushtimi të përbashkët – të krijojmë një mjedis ku secili do të ketë qasje në informacione relevante, të kuptueshme dhe praktike kur bëhet fjalë për financat personale, kursimin pensional dhe planifikimin e të ardhmes.
I inkurajojmë të gjithë të bashkohen, të ndajnë, të pyesin dhe të mësojnë. Të bisedojmë për financat – jo si një tabu, por si një temë që është pjesë e realitetit dhe së ardhmes sonë të përditshme” – theksoi Nikolovski në fjalimin e tij.
Brenda kuadrit të eventit u promovua edhe videoja mbështetëse e fushatës, si dhe mjeti i ri edukativ – fjalori i termave i disponueshëm në faqen zyrtare të internetit.
https://www.youtube.com/watch?v=EXD4tyy_9Ts
Me këtë nismë, shoqëritë pensionale dhe MAPAS vazhdojnë traditën e fushatave të përbashkëta edukative, e cila zgjat tashmë 10 vjet.
Në vitet e kaluara kjo fushata u zhvillua përmes temave për qëndrueshmëri, bashkësi dhe përgjegjësi sociale, me qëllim që të frymëzojë përfshirje aktive dhe të transmetojë mesazhin se investimet e sotme krijojnë një të ardhme të qëndrueshme.
Që nga fillimi i reformës deri tani është vërejtur një rritje e vazhdueshme në numrin e anëtarëve në shtyllën e dytë dhe të tretë pensionale, gjë që tregon një rritje të informuarit, besimit dhe interesit te qytetarët për sistemin pensional.
Të gjitha aktivitetet e lidhura me fushatën “Mbill dëshirë për një të ardhme të qëndrueshme” janë të disponueshme në faqen e internetit penzija.mk
Supervizues i sigurimeve pensionale të financiura me kapital është Agjencia për Supervizimin e Sigurimeve Pensionale të Financiura me Kapital (MAPAS) (02) 3224 229, www.mapas.mk