Këshilli Republikan për Siguri në Komunikacionin Rrugor në bashkëpunim me Ministrinë e Punëve të Brendshme dhe Fakultetin e Sigurisë – Shkup, sot në Dojran po realizojnë aktivitetet nga fushata verore “Për verë të sigurt”.
Fushata realizohet me qëllim të përmirësimit të sigurisë në komunikacionin rrugor nëpërmjet ndërgjegjësimit të pjesëmarrësve të Maqedonisë dhe të huaj në komunikacion për respektimin e rregullave të komunikacionit, me theks në ndërgjegjësimin mbi ndikimin e temperaturave të larta të verës, lodhjes, shpejtësisë së papërshtatshme dhe konsumimit të alkoolit në aftësinë për të vozitur automjetin.
Në kuadër të fushatës verore “Për verë të sigurt”, po realizohet fushata me moton “Vozit i çlodhur”. Në kuadër të kësaj fushate zbatohen aktivitete parandaluese dhe edukative dhe shpërndahen materiale reklamuese, ujë dhe pije joalkoolike.
KRSKRR-ja bën thirrje: Të gjithë pjesëmarrësit në komunikacion t’i respektojnë rregullat, shoferët të vozitin të çlodhur, në çdo 2 orë të bëjnë pushime prej rreth 15 minuta, mos të vozitin të lodhur dhe në ndikimin e alkoolit dhe të konsumojnë më shumë pije joalkoolike.
VOZITNI TË ÇLODHUR, VOZITNI TË SIGURT!
LE TA PËRMIRËSOJMË SIGURINË NË KOMUNIKACIONIN RRUGOR!