Shkruan Furkan Saliu
Mevlani me shoqe dhe shokët e tij janë shkëndija e vetme që mund ta zgjojë këtë popull, i cili është në një apati 30-vjeçare.
Nëse duhet të zgjedh mes një klase politike të lodhur, që na gënjen prej 25 vitesh, dhe Mevlanit, Yllit, Jetmirit, Blendit e të tjerëve, sigurisht që i zgjedh këta që po i përmend.
Gjenerata që po vjen nuk ka më komplekse. Nuk i bëhet vonë se kë ka përpara.
Kënaqet me një kafe në Çarshi dhe nuk ulet në ndonjë qosh’ në Karposh vetëm për ta bindur dikë se i përket “elitës”.
Për këtë shkak, #meStudentët, sepse kjo nuk është vetëm protestë për promovimin e jurisprudencës, është protestë e zgjimit.


