Gazetari Furkan Saliu ka ironizuar liderët politikë shqiptarë në Maqedoninë e Veriut, duke kritikuar, në mënyrë simbolike, sjelljen dhe parimet e tyre në raport me pushtetin.
“Paramendoni Mickoski t’u thotë liderëve të partive politike shqiptare se kush e kap kryqin sot do të jetë në qeveri.
A e kam vetëm unë bindjen se e gjithë opozita dhe pozita do të kishin kcy?”, shkruan Saliu, duke shtuar se ka bindjen se në një situatë të tillë, si opozita ashtu edhe pozita do të “kishin kërcyer”.


