Shkruan: Hamzi Ibraimi
Lëvizja Hizmet dhe Xhemati Sulejmanxhi (Süleymancılar) filluan veprimtarinë e tyre në Ballkan pas viteve 1990. Ku lëvizja Hizmet u shfaq në rajon rreth viteve 1993–1999, duke ndërtuar shkolla, kolegje dhe organizata kulturore në Maqedoninë e Veriut, Shqipëri, Kosovë dhe Bosnje. Ajo promovoi një formë moderne të Islamit përmes edukimit dhe dialogut ndërfetar. Nga ana tjetër, Xhemati Sulejmanxhi e filluan aktivitetin e tyre në fund të viteve 1990 dhe u fokusuan në edukimin fetar tradicional përmes kursëve të Kur’anit, veçanërisht në mjediset shqiptare dhe turke.
Të dy xhematet shtrinë ndikimin e tyre në rajon, por me qasje dhe synime të ndryshme.
Reziku që vjen për shtetet ballkanike nga ndikimi i këtyre dy xhemateve!
Prania e lëvizjes Hizmet dhe xhematit Sulejmanxhi në Ballkan, sidomos në Maqedoninë e Veriut, Shqipëri, Kosovë dhe Bosnje, ka ngritur shqetësime të ndryshme në nivel shoqëror dhe politik. Edhe pse këto grupe paraqiten si organizata “fetare dhe edukative”, por ndikimi i tyre ideologjik dhe ndërhyrja nga jashtë kanë sjellur dhe ende do të sjellin rreziqe të fshehura për stabilitetin dhe sovranitetin e shteteve ballkanike.
Të mos harojmi se reziku që na vjen nga këto dy grupe xhematore nuk është vetëm në aspektin fetar apo kulturor, por është edhe në aspektin politik dhe strategjik. Sepse këto dy lëvzije “fetare” me idelogji të rezikshme për popullin e ballkanit ku sjell përçarje mes komuniteteve që jetojnë në këto shtete. Këto xhemate sjellin edhe ndikimin idelogjik të tyrin që bën rezikshmëri në arsim, media, si dhe potencial për manipulim të ndjeshmërive fetare në funksion të agjendave ideologjike dhe gjeopolitike të tyre.
Nëse institucionet e shteteve të lartë përmendura si:
Maqedonina e Veriut, Shqipëra, Kosova dhe Bosnja, nuk arijnë që të ndërtojnë një qasje të kujdesshme dhe transparente, atëherë Ballkani rrezikon të bëhet një fushë ndikimi për lojëra të huaja ideologjike që minojnë bashkëjetesën dhe zhvillimin demokratik që e kanë për synim shtetet ballkanike.
Xhemati Gylenist,
Ku ky xhemat përmes shkollave, fondacioneve dhe rrjeteve të tij, për një kohë të gjatë ka ndërtuar një sistem ndikimi që, siç u pa në Turqi, mund të transformohet shum shpejt në makineri politike që më pas të rezikojë edhe të ardhmen a atij shteti duke organizuar lojëra të ndryshme dhe në fund më 15 Kortik të 2016 ku kjo lëvizje organizoi edhe Grusht Shtetin për rëzimin e liderit të Turikyes z. Recep Tayyip Erdogan. Por ndikimi i tyre në rajon, edhe pse më i heshtur pas vitit 2016, ende nuk është zhdukur. Kjo organizatës thjesht është riformatuar dhe vepron në mënyra tjera.
Xhemati i Suleymanxhive(Süleymancılar)
Ky xhemat në një far mënyre nuk vepron me axhenda politike të drejtpërdrejta, por edhe ky xhemat paraqet një kërcënim të natyrës ideologjike dhe shoqërore. Xhemati Suleymanxhi i edukon të rinjtë në institucione të mbyllura, ku përkushtimi ndaj shehut zë vendin e arsyes dhe ku islami mësohet jashtë çdo konteksti vendor.
Kjo shkëputje nga realiteti i vendit është e rrezikshme sepse krijon individë që nuk ndihen pjesë e komunitetit, por ushtarë të një strukture që nuk i përket as gjuhës, as kulturës së tyre.
Rreziku i përbashkët i këtyre dy xhemateve është:
Sepse këta minojnë besimin në institucionet legjitime, përçajnë komunitetin mysliman, krijojnë varësi ndaj rrjeteve të jashtme dhe prodhojnë tension të heshtur mes xhematit dhe bashkësive fetare.
Por edhe më shqetësuesja është heshtja e institucioneve, e intelektualëve, hoxhallarëve dhe e opinionit publik.
Ne nuk duhet të harojmi sepse toleranca ndaj besimeve nuk nënkupton edhe bërja e tolerancës ndaj manipulimit, ndaj indoktrinimit dhe ndaj ndërhyrjes në strukturën e brendshme të një feje që gjithmonë ka qenë pjesë e këtij vendi.
Koha për të reaguar nuk është nesër, por është sot.
Nëse ne nuk veprojmë sot me urtësi dhe maturi, nesër mund të përballemi me pasoja më të thella: përçarje të brendshme, humbje të identitetit fetar tradicional dhe tensione të reja që nuk kanë vend në një shoqëri që aspiron paqe dhe mirëkuptim.