Kandidati për kryetar të Komunës së Çairit, Izet Mexhiti, ka zhvilluar një takim të ngrohtë e mikpritës në konakun e familjes së nderuar Bakiq, në Teneqe Mahallë. “Nuk kanë të ndalur qytetarët e mi”, u shpreh ai, duke theksuar vendosmërinë e banorëve për të qenë pjesë aktive e ndryshimeve që e presin Çairin.
Në bisedën me banorët, Mexhiti foli për sfidat e lagjes, për projektet që tashmë kanë nisur dhe për ato që do të realizohen së bashku: nga përmirësimi i infrastrukturës, tek shkollat dhe hapësirat publike. “Çdo investim i yni ka një qëllim të qartë: ta bëjë jetën e qytetarëve më të lehtë, më dinjitoze dhe më të sigurt”, theksoi ai.
Mbështetja e fuqishme e familjes Bakiq dhe e Teneqe Mahallës u cilësua prej tij si mesazh i qartë se Çairi është i gatshëm për një fitore të madhe.
“Çairi ka vendosur të ecë fuqishëm përpara. Së bashku, me çdo familje dhe çdo lagje, ne do ta bëjmë madhështore fitoren e Çairit!”, përfundoi Mexhiti.