Të gjithë ministrat, zëvendësministrat, sekretarët shtetërorë dhe sekretari i përgjithshëm duhet në fillim të janarit publikisht t’i publikojnë shpenzimet zyrtare të bëra në gjashtë muajt e kaluar. Ky informacion, siç njoftoi zëdhënësi i Qeverisë, Mile Boshnjakovski, është miratuar në seancën e djeshme të Qeverisë. “Në pajtim me parimet e Qeverisë për shpenzimin transparent dhe llogaridhënës të mjeteve shtetërore në seancën e Qeverisë u soll vendim me të cilin obligohen të gjithë ministrat, zëvendësministrat, sekretarët shtetërorë dhe sekretari i përgjithshëm të dorëzojnë informacion për shpenzimet zyrtare të bëra në kuadër të buxhetit të tyre në gjashtë muajt e parë nga vendosja në funksione. Filluam me ta, ndërsa fazën e ardhshme kjo do të vlejë për gjithë bartësit e tjerë të funksioneve”, deklaroi zëdhënësi. Informoi se për këtë do të përpunohet zgjidhje softuerike përmes së cilës këto informacione do të jenë në dispozicion publikisht.
Nga Qeveria theksojnë se kjo është për shkak të angazhimit për punë transparente maksimale. Presin ndershmëri, ndërgjegjësim prej të gjithë ministrave, prej funksionarëve të përzgjedhur dhe dëshiron të tregojë se eshaloni i parë këtë e respekton deri në maksimum. Këtë e ka kërkuar, ministri për Llogaridhënie, Transparencë dhe Komunikime, Robert Popovski. Krahas kësaj Qeveria ka kërkuar prej të gjitha institucioneve menjëherë ta plotësojnë obligimin për vendosjen e dokumenteve të përcaktuara në ueb faqet e tyre.