Pas intervesitës së mbrëmshme të Liderit të Aleancës për Shqiptarët Ziadin Sela i cili foli për aktualitetet e fundit që kanë të bëjnë më tërheqjen e ASH nga Qeveria dhe dorëheqjet e funksionarëve, ka nisur të ndodh kjo.
I pari nga funksionarët që është dorëhequr sot është Ruzhdi Matoshi, drejtori i Agro Bursës së Maqedonisë. Kjo është konfirmuar për INA nga vetë Matoshi, i cili ka theksuar se respekton vendimet e kreut partiak.
Matoshi konsiderohet si një nga bashkëpunëtorët e Selës, por i njohur me karrierën e tij politike si dhe ish-komandant i luftërave të UÇK-ve në Kosovë dhe më pas në Maqedoni.
Gjatë ditës priten edhe dorëheqje të tjera, duke përfshirë edhe nga postet e zv/ministrave dhe funksionarëve të tjerë shtetëror.
Por, ky paralajmërim u bë i ditur mbrëmë nga kreu i kësaj partie, Ziadin Sela në emisionin “200” në Alsat-M.
Sela ka theksuar se është definitive dhe se vendimi i tyre është i qartë se ASH nuk do të jetë më pjesë e Qeverisë. Ai tha se gradualisht do të pasojnë dorëheqjet që do ti deponohen kryeministrit Zaev.
“Kjo çështje është përfundimtare pasi që nuk u respektua marrëveshja e koalicionimit”, theksoi Sela.
Sipas ndarjes së kulaçit qeveritar, ASH kishte zv/ministrat e saj në Ministrinë e Jashtme Arta Toçi, në Ministrinë e Transportit dhe Lidhjeve Remzi Memedi dhe në Ministrinë e Punës dhe Politikës Sociale, Elmi Aziri, por edhe dorëheqja e sekretarit shtetëror në Ministrinë e Drejtësisë, Zulfi Adili.
Po ashtu kjo parti ka pasur drejtorë tek disa drejtori, inspektorate dhe agjenci. Ndër drejtoritë më të rëndësishme. Por sipas informacioneve partiake, nga rreth 20 drejtori, vetëm një pjesë e tyre kishin arritur të emërohen, ndërsa pjesa më e madhe vetëm ishte caktuar, por nuk kishin filluar detyrën, për shkak të mungesës së vendimit të Qeverisë. (INA)