Temperatura më e ulët në mëngjesin e sotëm në orën shtatë është matur në Berovë, minus katër gradë Celsius.
Temperatura më e ulët në mëngjesin e sotëm në orën shtatë është matur në Berovë, minus katër gradë Celsius, mandej vijojnë Shkupi, Petroveci dhe Tetova me minus tre, Manastiri, Strumica dhe Demir Kapia me minus dy, Llazaropole, Shtipi dhe Kumanova me minus një.
Zero gradë janë regjistruar në Shkup, Zajçev Rid, Prilep dhe Kriva Pallankë, një në Ohër, Gjevgjeli dhe Pretor, dy në Pozharan, Vinicë, Mavrovë dhe Krushevë, tre në Topolçan, katër në Gjurishtë dhe Dojran, bëri të ditur Drejtoria për Punë Hidrometeorologjike (DPHM).
Moti në mëngjesin e sotëm është kryesisht i kthjellët dhe relativisht i ftohtë. Gjatë ditës do të jetë me diell me vranësira të vogla lokale dhe erë të dobët me drejtim të ndryshueshëm. Në disa lugina do të ketë mjegull dhe vranësira.
Nesër moti do të jetë me diell, me vranësira mesatare dhe qetë, në disa lugina do të ketë paraqitje të mjegullave.
Siç paralajmëron DPHM, edhe gjatë fundjavës vazhdon periudha e moti të qëndrueshëm dhe të thatë me paraqitje të mjegullave në lugina të veçanta. Të dielën moti do të jetë më i vrenjtur, ndërsa nga fundi i ditës rajoni i Maqedonisë do të bjerë nën ndikim të valës së lagësht që gjatë natës dhe të hënën gjatë ditës do të ketë kushte për të reshura shiu, si dhe të reshura të dëborës në zonat malore, dhe në disa zona më të larta. Do të fryjë erë përkohësisht e përforcuar veriore e shoëruar me uljen e temperaturave të ditës./Mia