Shkupjanja Gordana Pirkovska Zmijanac ka përfituar padi penale për shkak se ka fshirë mesazhe me gjuhë të urrejtjes ndërsa në vend të tyre ka shkruar fjalë për dashurinë dhe paqen.
Ajo në një reagim të saj në facebook thotë se ka kërkuar ndihmë nga stacioni policor në Gjorce Petrov e në vend që të përkrahin ato e gjykojnë.
Në dokumentin që e ka pranuar theksohet për shkelje të rregullores që rregullon sjelljen në dhe shfrytëzimin e ndërtesave publike dhe objekteve tjera e sipas ligjit dënimi është nga 100 deri në 400 euro.
Mesazhi ‘Vdekje për shqiptarët’, Pirkovska e ka ndryshuar me ‘vdekje për urrejtjen’ dhe ‘dashuri për të gjithë’. Ajo thotë se idenë e ka pasur që të dërgojë mesazh dashurie ndërsa shpreson që drejtësia do të fitojë dhe se MPB do të tërheqë padinë penale.