Bëhen gati një muaj që në fshatin Sllatinë, komuna e Tearcës, nuk janë marrur mbeturinat nga kamionat e firmës “Eko-Flor” nga Tetova, njofton AlbPortali. Banorët e fshatit shprehën të shqetësuar nga ky mos interesim, ku mes tjerash thonë se pagesat mujore i paguajn në rregull por përsëri kamioni i mbeturinave nuk po i merr në kohë mbeturinat. Problemi i mbeturinave nuk është problem i vetëm në këtë fshat, ata me vetë inciativë kanë pastruar edhe borën nëpër rrugët e fshatit, ku sipas tyre Komuna as që ka pastruar rrugët e tyre.
“Ka afër një muaj që kamioni nuk ka ardhur, mbeturinat na qëndrojn para shtëpive po ata nuk vijnë, edhe bredna shtëpisë kemi mbeturina, sepse kantën e mbeturinave e kemi në rrugë”, shprehët një banor i këtij fshati. Ata gjithashtu frigohen se mos vallë mund të shpërndahen ndonjë sëmundje që mund të rrezikonte shëndetin e banorëve të këtij fshati. Banorët apelojnë që të ketë më shumë mbështetje nga institucionet komunale fshati, ose të kundërtën ata do të detyrohen mbeturinat t’I pastrojnë vetë, si në kohët e mëhershme. /Albportali