Arnavutköy nënkupton fshatin e shqiptarëve dhe i përket rrethit të madh urban të Beşiktaş në Turqi.
Ky është një vend që e ruan strukturën tradicionale shumëvjeçare, sado që me kalimin e viteve kjo strukturë po zvogëlohet. lajmpress.com
Emri i lagjes lidhet me çlirimin e Stambollit (Kostandinopojës) nga Sulltan Mehmet Fatihu, i cili kishte pushtuar edhe Shqipërinë.
Besohet se emri i kësaj lagjeje të jetë vënë në bazë të ushtarëve shqiptarë, të cilët thuhet se kanë luftuar në krah të Sulltan Fatihut në betejën për çlirimin e Stambollit, familjet e të cilëve u vendosën aty pas marrjes së qytetit nga ana e turqve.
Sipas portalit turk “Star.com.tr”, kjo lagje ekzistonte edhe para çlirimit të Stambollit.
Këtu janë ende shumë prej shtëpive tradicionale prej druri.