Mëngjesi i sotëm i ka gjetur banorët e fshatit Runicë, malësia e Kumanovës, pa rrymë elektrike, raporton gazeta Lajm.
Lajmin e ka bërë të ditur për redaksinë tonë kryetari i fshatit Ibrahim Kurtishi.
“Dje nuk kemi lejuar që EVN të vendosë orët në fshat dhe ata sot në mëngjes na e kanë ndalur rrymën. Ne jemi këtu zonë kufitare. Ne kërkuam nga përgjegjësit që së pari orët t’i vendosin nëpër fshatrat maqedone dhe pastaj të vinë këtu. Asnjë fshat maqedone nuk i ka të vendosur orët, në këtë rajon”, tha Kurtishi.
Kushtet e vështira të familjeve, zona malore, pa rrymë në këtë kohë dimri është alarmante për më shumë se 15 shtëpi që jetojnë atje.
Data 07.04.2026
Aktuale
- ISHP: Shëndeti publik do të thotë vaksinim, ujë i pastër
- VIDEO/ Dy orë në SPAK, ish-drejtoresha e IKMT-së, Dallëndyshe Bici merret në pyetje në Prokurorinë e Posaçme Antikorrupsion
- Kasami: Kongresi i VLEN-it më 9 maj, do ketë dy kryetar, dy nënkryetar dhe sekretar gjeneral
- Çmimet e derivateve sot: Çfarë duhet të dini për naftën dhe benzinën në Kosovë?
- Ilir Beqaj do vazhdojë të qëndrojë në qeli, GJKKO rrëzon kërkesën për lirim të ish ministrit
- Rritja e çmimit të karburanteve, Konfindustria tre kërkesa ndaj qeverisë: Ekziston rreziku për një recension ekonomik! Nuk keni marrë asnjë masë të prekshme lehtësuese
- Kapet 22-vjeçari në Shkup me mallra kontrabandë, arrestohet
- Komuna e Strugës: Kallëzimi ndaj Qyrës është “përpjekje e dëshpëruara për zhurmë politike”

