Fshati Mateç i Komunës së Likovës, si edhe shumë fshatra dhe vendbanime tjera shqiotare, është në gjendje të mjerueshme, shkruan Fakte. Derisa në vendbanimet maqedonase qeveria lëshon në përdorim çerdhe moderne dhe parqe me hortikulturën më të re, aty ku banojnë shqiotarët haset mungesa e kushteve elementare për të jetuar, si uji i pijshëm, rrugë të kalueshme, kanalizim etj.
Pas punimeve për vendosjen e disa gypave të kanalizimit në rrugën kryesore të Mateçit, qysh vitin e kaluar, ky aks po paraqet makth si për fshatarët e Mateçit ashtu edhe për të gjithë banorët e Karadakut, pasi kjo rrugë lidhë të gjitha fshatrat shqiotare mes Shkupit, Haraçinës, Likovës dhe Kumanovës.