25 Dhjetor 2018 / 14:45
Më shumë se 200 fëmijë janë vaksinuar apo rivaksinuar gjatë katër ditëve të fundit, si pasojë e shpalljes së epidemisë së fruthit në Radishan të Shkupit. Autoritetet Shëndetësore njoftojnë se nuk ka raste të reja të të prekurve nga fruthi ndërsa epidemiologët thonë se pavarësisht kësaj, rreziku për raste të reja të të prekurve ekziston. Ndërkohë Qendra e Shëndetit Publik vazhdon ende kontrollimin e kartelave të vaksinimit në shumë komuna të vendit, me qëllim që të regjistrohen fëmijët e pavaksinuar dhe të njejtëve të ju mundësohet vaksinimi i jashtëzakonshëm.
Gjatë javës së shkuar Komisioni për sëmundje ngjitëse shpalli epidemi të fruthit në Radishan të komunës së Butelit pasi gjashtë persona ishin regjistruar me fruth. Pesë prej tyre, fëmijë të çerdhes në Radishan e cila pas shpalljes së epidemisë u mbyll me qëllim që infeksioni të mos zgjerohet.
ALSAT
Loading…


