Në seancën simuluese të Kuvendit të Frontit Evropian, u zgjodh edhe presidenti i shtetit, Bujar Osmani.
Bujar Osmani tha se ai nuk ka qenë kandidat i një partie, por kandidat i të gjitha komuniteteve të cilat kanë ëndërruar për një shtet të mundësive të barabarta.
“Dhe zgjedhja ime për president është realizimi i ëndrrës së kamotshme të rrënimit të barrierës që u kufizonte njerëzve të ëndërrojnë pa kufi në këtë shtet”, deklaroi Bujar Osmani, shkruan SHENJA.
Osmani tha se vendimi për ndryshimet kushtetuese është historik. AI kërkoi që të ketë konsensus për cështjen e kapitujve dhe negociatave me BE.
“Nuk ka më dallime pozitë opozitë. Për shkak se rregullativat e BE-së janë të panegociueshme dhe nuk ka arsye të ketë dallime për dinamikën e implementimit të këtyre rregullativa. Andaj si president kërkojë një marrëveshje mbipartiake që gara politike mund të vazhdon për çfarëdo teme tjetër por jo për plotësimin e kushteve për intergim në BE dhe jo për ligjet që dalin nga marrëveshja kornizë ekonomike që do garanton standard jetësor për njerëzit”, tha Osmani.
Data 02.05.2025
Aktuale
- (VIDEO) Raporti i “Reporterëve pa Kufij, Maqedonia e Veriut renditet 6 vende më poshtë
- Ahmeti dhe Taravari shtrëngojnë duart në Sllupçan
- Fetai ‘godet’ Ahmetin dhe Xhaferin për Medresenë në Shkup, publikon një dokument (DOKUMENT)
- Ahmeti për vendstrehimin e Grubit dhe Bajramit: Nuk kam komunikim, janë diku në rajon
- (VIDEO) Trazirat në koalicionin qeveritar, Ahmeti nuk e përjashton bashkëpunimin me Taravarin
- Mickoski: 80 komuna kanë dorëzuar rreth 900 aplikime për realizimin e projekteve
- (VIDEO) Lufta e 2001-shit në Sllupçan, përkujtohet 24 vjetori i shpalljes së zonës së lirë
- Numri i punëtorëve në industrinë e RMV-së është ulur për 4.3% krahasuar me marsin e vitit të kaluar