Fronti Europian sot ka mbajtur pres konferencë për media te komuna e Çairit, nga ku kryetari i Lëvizjes Populli, Skender Rexhepi-Zejdi, i cili ka folur në emër të Frontit, kërkoi dorëheqjen e të gjithë kryetarëve të partive politike opozitare shqiptare të bashkuara në VLEN. Rexhepi gjithashtu tha se kryetari i komunës së Çairit, Visar Ganiu, duhet të largohet nga komuna, pasi siç tha, pas asaj humbje të thellë, është kryetar pa legjitim dhe se komunat të udhehqura nga opozita Zejdi tha se do ti takojnë Frontit Europian.
“Këto komuna, në të cilën ata kanë qeverisur dhe vazhdojnë kushtimisht që qeverisin, por prej sot pa legjitimitet, këto komuna do të na takojnë neve sepse kanë humbur thellë. Andaj, kjo komuna e Çairit, siç jemi në Çair, është dëshmi se është edhe i Ali Ahmetit, por edhe i yni. Komuna e Çairit nga sot dëshmon se duhet të lirohet, nga të gjithë ata të cilët synimin europian e dëshirojnë ta largojnë”, deklaroi Skender Rexhepi.
U drejtohet të gjithë kryetarëve të VLENIT, duke filluar nga kryetari i Lëvizjes Demokratike, Izet Mexhitit, poashtue dhe Afrim Gashit, edhe Bilall Kasamit, edhe Arben Taravarit, burrat duhet mbajtur fjalën.
Data 10.05.2025
Aktuale
- Trajkov: Procesi i integrimit evropian është një nga prioritetet kryesore, Unioni pret rezultate konkrete nga ne
- Ali Ahmetit nga takimi në Strugë: Kurrë skam bërë kompromis dhe nuk do bëj
- Humbën jetën pasi ui zunë nga masivi i dheut, zbardhe detaje të reja nga ngjarja tronditëse në Gramsh
- 10 vjet nga rasti i Kumanovës, pse nuk u hetua skenari “La Petite guerre” dhe agjenti francez?
- India dhe Pakistani konfirmojnë arritjen e armëpushimit
- Nis aksioni për pastrimin e deponive të vogla jolegale në rrugët që çojnë në Malin Sharr
- Shembet masiv dheu në zonën e Holtës, humb jetën një punëtor, ndërsa ende nuk dihet fati i punëtorit tjetër
- Aksidentohet rëndë një çiklist në Kumanovë