Misioni i përbashkët i Frontex-it dhe autoriteteve kufitare maqedonase po jep rezultate, numri i migrantëve është ulur për 25% në 5 muajt e parë të vitit në krahasim me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar, informon Racin.
Këto janë të dhëna që Racin.mk i ka marrë nga Zyra për Marrëdhënie me Media të Frontex-it në Varshavë, dhe prej tyre mund të konstatohet se ky trend në rënie mund të interpretohet edhe si rezultat i misionit të Frontex-it, i cili që nga fillimi i këtij viti është zbatuar si një operacion i përbashkët me policinë kufitare maqedonase dhe shërbime të tjera të ngarkuara për çështjet e migrantëve, i cili forcoi kontrollin kufitar kur bëhet fjalë për kalime të paligjshme.
Siç tregojnë trendet e lëvizjes së migrantëve, rruga kryesore për emigrantët, kryesisht për ata që vijnë nga vendet afrikane, është Mesdheu qendror, përmes të cilit gjysma e numrit të përgjithshëm mundohen të hyjnë në BE nga Mesdheu Lindor, Ballkani Perëndimor, Mesdheu Perëndimor dhe Rrugëm afrikano – perëndimore.
Sipas të dhënave të Kryqit të Kuq të Maqedonisë, e cila si organizatë ofron asistencë humanitare dhe ndihmë të parë mjekësore për personat në lëvizje, gjegjësisht migrantët, të përkujdesur institucionalisht dhe të strehuar përkohësisht në Qendrën për pranim dhe transit Vinojug, në Qendrën transitore në Tabanovc, si dhe në Qendrën për të Huaj Gazi Babë, në një periudhë 5 mujore të këtij viti janë asistuar gjithsej 5883 persona.
Këto të dhëna për Racin.mk i prezantoi Susana Tuneva-Paunovska, sekretare e Kryqit të Kuq, e cila është në komunikim të vazhdueshëm dhe koordinon punën e ekipeve të kësaj organizate humanitare të pranishme 24/7 në të dyja qendrat, si dhe me ekipet mobile në rajonet kufitare.
Personat e vendosur në qendra marrin ushqim, higjienë, kujdes mjekësor, veshmbathje, mbështetje psikologjike dhe nëse është e nevojshme transport mjekësor, tha sekretarja e Kryqit të Kuq Susana Tuneva-Paunovska.
Ky numër prej 5883 personash në 5 muajt e parë të vitit, që na tha Tuneva-Paunovska, konfirmon trendin e një rënie të caktuar të numrit të migrantëve nëpër rrugët ballkanike dhe shifrat nga statistikat e Kryqit të Kuq të Maqedonisë mund të shërbejnë për krahasim. Sipas këtyre shifrave, gjatë vitit 2021 ekipet e Kryqit të Kuq kanë mbështetur gjithsej 30.815 persona, ndërsa në vitin 2022 43.215 persona.
Sipas të dhënave të Kryqit të Kuq, qendrat transitore në maj të këtij viti i kanë shfrytëzuar 801 persona. Disa nga këta persona qëndrojnë për një kohë shumë të shkurtër sipas dëshirës së tyre për të kërkuar azil ose për t’u kthyer në vendin nga kanë ardhur në vendin tonë.
Një pjesë e migrantëve janë viktima të trafikimit të paligjshëm të qenieve njerëzore
Siç rezulton nga përvojat e Kryqit të Kuq, thotë Tuneska-Paunovska, njerëzit në migrim të parregullt janë shumë të cenueshëm sepse janë pjesë e trafikimit të paligjshëm të qenieve njerëzore dhe fatkeqësisht janë të ekspozuar shumë ndaj dhunës nga kontrabandistët.
“Për një periudhë pesë mujore këtë vit janë kryer 1500 ndërhyrje mjekësore, gjë që vërteton faktin e cenueshmërisë së tyre”, na tha sekretari i Kryqit të Kuq. Në vitin 2022, kur numri i përgjithshëm i migrantëve të parregullt të asistuar arriti në 18199 persona, janë kryer gjithsej 11838 ndërhyrje mjekësore, janë bërë 30 bashkime familjare, 5 persona kanë humbur jetën tragjikisht në aksidente trafiku dhe 3 persona kanë mbetur me aftësi të kufizuara të përhershme – thotë Susana Paunovska.
Maqedonia si destinacion i fundit dhe puna me popullsinë vendase
A ka migeantë që duan të qëndrojnë këtu, dhe a ka mundësi që ata të tregojnë historinë e tyre të refugjatëve, duke gjetur çati mbi kokë në Maqedoni, pyetëm sekretaren e Kryqit të Kuq të Maqedonisë, Suzana Tunevska-Paunovska.
“Rreth 1 200 000 persona kanë kaluar transit nëpër vendin tonë gjatë periudhës 2015 deri më sot. Aktualisht statusin e mbrojtjes plotësuese kanë 10 persona ose persona që zgjodhën vendin tonë si destinacion përfundimtar dhe nisën procesin e integrimit në shoqërinë tonë. Tre prej tyre janë nga Kongo, dy nga Siria, dy nga Afganistani, një person nga Pakistani dhe dy nga Irani, informoi Susana Tunevska-Paunovska.
Ajo na informoi edhe për punën e aktivistëve të Kryqit të Kuq me popullatën vendase për t’i mbështetur ata në ndihmën ndaj migrantëve, por edhe për të parandaluar shfaqjen e ksenofobisë.(PRESSonline