Në vendkalimin kufitar Bogorodicë frekuenca në komunikacion sot, në krahasim me periudhën e njëjtë të vitit të kaluar, është ulur për gati 90 për qind.
Komandanti Jasmina Avramska për MIA-n deklaroi se prej 1 korrikut, ditën kur grekët filluan pa kurrfarë pengesash të vijnë te ne, kufirin për hyrje në vend e kanë kaluar vetëm 11.818 shtetas grekë ose në bazë ditore nga rreth 700 shtetas grekë kanë hyrë në vend që është me të vërtetë pak kur krahasohet me ato 8.000 të cilët në ditët e fundjavave, deri në krizën shëndetësore, thjeshtë e “okuponin” Gjevgjelinë.
Pas vetëm disa muajve nga paraqitja e koronës, rezultatet nga mungesa e tyre për ndikimin, nuk janë vetëm në zhvillimin e ekonomisë lokale, por edhe në korniza më të gjera, janë shkatërruese. Vetëm në kazinot në Gjevgjeli ku sipas disa vlerësimeve brenda një viti vinin baste mbi një milionë grekë dhe linin nga pesë milionë euro në muaj para krizës korona, frika nga virusi korona kontribuoi që numri i tyre të ulet prej 50 deri 70 për qind, me çka opsioni më i keq i shtyn pronarët e kazinove tashmë të mendojnë edhe për uljen e numrit të të punësuarve.
Krahas në kazino, fqinjët tanë jugorë mungojnë edhe në pompat e benzinës ku blinin benzinë më të lirë, mungojnë nëpër butiqe, restorante, barnatore, markete, kafene, mungojnë te dentistët, e as në tregun e qytetit ku të enjteve në ditën e tregut ishin më të shumtë.
Frika nga virusi korona, si dhe ulja e fuqisë së tyre financiare, në thelb janë shkaqet kryesore për uljen drastike të numrit të grekëve të cilët vinin në Gjevgjeli, por gjithsesi nuk duhet të lihet pas dore edhe fakti që në kohën e fundit mediat greke nga veriu i vendit përsëri e ngritën tregimin për dobësimin e ekonomisë së tyre për shkak të tregtimit dhe vënies së basteve të qytetarëve të tyre te ne, veçanërisht në Gjevgjeli.
Grekët që mund të takohen këtu janë ata të cilët prej para krizës së koronës mbetën që të jetojnë përgjithmonë në Gjevgjeli. Hyrja e përditshme e grekëve, duke gjykuar sipas pasqyrës në VK “Bogorodicë” sipas gjitha gjasave do të duhet të pritet më gjatë.
Rruga nga kufiri deri në Gjevgjeli është gati se e zbrazët. Në dalje të shtetit në Greqi mund të udhëtojnë vetëm shtetas grekë të cilët punojnë në vende të Bashkimit Evropian, si dhe ato të cilët kanë qëndrim të rregulluar në Greqi, ndërsa për të tjerët hyrja në Greqi është e mundshme vetëm përmes Bullgarisë.
Për hyrje në Greqi VK “Evzoni” mbetet i mbyllur të paktën deri më 1 gusht, ndërsa është i hapur për të gjithë që përmes këtij vendkalimi kufitar e lëshojnë Greqinë. Transporti edhe më tutje po zhvillohet pa ndërprerje.


