Maqedonia është cilësuar si vend pjesërisht i lirë në raportin më të ri të organizatës joqeveritare amerikane ‘Fridom Haus’, përcjell Aktuale.mk.
Nga vendet e rajonit me vlerësim të njëjtë janë edhe Shqipëria, Kosova, Mali i Zi dhe Bosnja e Hercegovina.
Bullgaria, Serbia dhe Kroacia janë vlerësuar si vende të lira, ndërkaq si vend jo i lirë është vlerësuar Turqia.
Më tej në raport thuhet se Maqedonia me qeverinë e re po tenton të çrrënjosë korrupsionin si dhe keqpërdorimet e tjera sistematike të cilat u shëndruan në skandal në qeverisjen e më parshme.
Përmendet edhe kontesti i emrit si pengesë për anëtarësimin e Maqedonisë në BE.