Fraksioni demokratik i VMRO-DPMNE-së ka reaguar ndaj udhëheqësisë së DPMNE-së në krye me Hristijan Mickoskin për siç thuhet, “përmes pres konferencave banale dhe kundër-produktive tenton të injorojë prioritetet e shtetit”.
“Z.Mickoski partia nuk është krijuar që të jetë avokat i djallit dhe mbrojtës i atyre që për qëllime personale dhe lukrative e varfëruan qytetarin dhe e sollën në pragun e ekzistencës. Kriminelët dhe strukturat kuazi-patriotike që edhe më tej e devalvojnë partinë, patjetër të mbetën e kaluar në VMRO-DPMNE”, thuhet në komunikatë.