AN-225 ishte avioni më i madh tregtar në botë, i aftë për të mbajtur ngarkesa të mëdha. Raketat ruse shkatërruan që në nisje të pushtimit të Ukrainës, avionin më të madh në botë Antonov An-225 – i njohur si Mriya.
CNN ka sjellë pamje të asaj çfarë ka mbetur prej tij pas bombardimeve.Avioni ukrainas i mallrave i cili ndodhej në një hangar në aeroportin Hostomel të Kievit u bë objekt i sulmeve të ashpër me raketa pas fillimit të pushtimit rus të Ukrainës.
Kompania shtetërore ukrainase e mbrojtjes vlerësoi koston e rindërtimit të avionit në 3 miliardë dollarë. /Botapress.info/