Nëse do të gjenim një përcaktim stilit të ministres së Sipërmarrjes, do të ishte fare e lehtë. E zeza është ngjyra që e përshkruan më së miri “look”- un që ajo zgjedh. Thuajse në çdo dalje të sajën, Delina Ibrahimaj zgjedh kombinimin e së zezës me ngjyra të tjera të mbyllura, duke u radhitur te politikanet klasike.
Gjithnjë me grim minimal, e veshur me ngjyra të errëta, taka të ulëta, duket se Ibrahimaj ka përcaktuar kështu staturën e saj si politikane edhe në “look”.
Kështu ka qenë edhe paraqitjet e saj të fundit, ku ndonëse temperaturat janë ngritur ndjeshëm, ministrja nuk heq dorë nga e zeza. Por ka edhe raste, si këto, ku ministrja heq dorë nga uniforma e saj. Duhet thënë se disi u habitëm, kur pamë Ibrahimajn me një stil disi më casual se zakonisht.
Me një kostum në ngjyrë bezhë, me pantallona të gjera, Delina këtë herë kishte hequr dorë nga e zeza e saj. Ndoshta ky është edhe një paralajmërim, për sezonin e ri parlamentar, ku shpresojmë që ta shohim sa më shpesh me këtë stil dhe mbi të gjitha me këto ngjyra.



