Një aksident ka ndodhur mbrëmjen e sotme në zonën e “Lungomare” në Vlorë.
Një i moshuar, i cili ishte në drejtimin e një “Fiat Punto”, ka goditur dy gra këmbësore që po kalonin vizat e bardha.
Për pasojë një prej tyre ka përfunduar me lëndime serioze.
Në vendin e aksidentit ka mbërritur një ambulancë, e cila ka dhënë ndihmën e parë, por ka shoqëruar për në spital vetëm një prej tyre.
Ndërkohë i moshuari ka ndaluar menjëherë dhe është marrë në pyetje nga policia.
Hetimet janë ende aktive për të zbardhur dinamikën dhe shkaqet e aksidentit.


