As ditëlindja e vajzës nuk bëri dot bashkë Princ Lekën dhe ish-bashkëshorten e tij Elia Zaharia, të cilët i dhanë fund martesës mes tyre këtë vit.
Vajza e tyre Geraldina festoi 5-vjetorin e lindjes, por jo me nenën dhe babin e saj prezent në këtë ditë të shënuar për të.
Vetë ish-çifti mbretëror ka zbuluar se ata nuk e kanë festuar së bashku ditëlindjen e së bijës, pasi e kanë uruar të voglën e tyre në rrjetet sociale, ku kanë ndarë edhe foto.
Elia ka ndarë momente nga festa e ditëlindjes ku shihet se të pranishëm janë vetëm familja e saj, ndërsa Leka ka publikuar foto vetëm me të bijën.
“Dielli im, shpirti i shpirtit tim festoi 5 vjetorin”, ka shkruar aktorja krahas fotove, ndërsa shton: “Uroj që zemra e saj e bukur të ndriçojë gjithmonë si një diell mirësie! Fëmijët janë prova e parajsës në tokë”.
“Dielli im, shpirti i shpirtit tim festoi 5 vjetorin. Mbushem me emocion sa herë me sytë mbyllur mendon dëshirën e saj dhe fryn qirinjtë e tortës. E shoh tek rritet dhe ndjej lumturi e melankoli…sa shpejt kalon koha! Do doja që çdo buzëqeshje e saj të zgjasë një përjetësi! Uroj me shpirt që Zoti ta bekojë me shëndet, jetë të gjatë dhe plot dashuri! Uroj të rritet me vlera, me urtësi dhe mirënjohje. Uroj që zemra e saj e bukur të ndriçojë gjithmonë si një diell mirësie! Fëmijët janë prova e parajsës në tokë”, ka shkruar Elia në postimin e saj në rrjetet sociale.
Ndërkohë, edhe Princ Leka ka publikuar foto më të bijën, për të cilën është shprehur “”ë sytë e tu shoh pafundësinë e dashurisë”.
“E mira ime Geraldinë. Në sytë e tu shoh pafundësinë e dashurisë; në buzëqeshjen tënde shoh arsyen pse bota është e mirë. Uroj që jeta të të përqafojë gjithmonë me dritë, me paqe dhe me njerëz që të duan siç të dua unë.
Të ecësh gjithmonë me zemrën plot guxim dhe me shpirtin plot ëndrra. Gëzuar ditëlindjen, engjëlli im i vogël! Me gjithë dashurinë time, Babi yt”, ka shkruar Leka.


