Kryeministri Edi Rama ndodhet sot në Madrid, për të ndjekur nga afër ndeshjen Real Madrid – Villareal.
Rama është kapur nga paparacët duke ndjekur nga afër ndeshjen Real Madrid–Villareal, pranë presidentit të Realit, Florentino Perez.
Sakaq nuk dihet nëse vizita e Ramës në Madrit lidhet me ndonjë agjendë politike të kryeministrit.
Real Madrid përballet me Vijarealin sot prej orës 21:00. Sfida është e vlefshme për javën e tetë të La Ligës.
Ky takim është edhe supersfida e javës. Aktualisht Reali numëron 2 pikë më tepër se Vijareali, ndërsa janë luajtur shtatë javë kampionat.
Tashmë janë publikuar edhe formacionet zyrtare. Në stolin e Realit nuk mungojnë yjet si Bellingham dhe Rodrigo.
FORMACIONET ZYRTARE
REAL MADRID – VIJAREAL