Emisioni “Në Shënjestër” ka zbuluar automjetin tip Audi, me targë ‘AB 700 RS’, me të cilin është arratisur ditën e sotme nga Spitali Infektiv i Durrësit, Altin Ndoci.
Besohet se arratisja e këtij personazhi të rrezikshëm të botës së krimit ishte e mirëplanifikuar, pasi automjeti në fjalë ka qenë duke e pritur atë në parkingun e spitalit.

Sipas raportimeve, Altin Ndoci ai kishte shkuar në spital për të kryer disa vizita mjekësore bashkë me një të paraburgosur tjetër dhe shoqëroheshin në total nga 5 efektivë policie, ndërsa dy qëndronin në furgon poshtë spitalit.
Në një moment, Ndoci ka kërkuar që të shkonte në tualet dhe është shoqëruar nga dy efektivë. Sapo ka dalë nga tualeti, ai i ka goditur dy efektivët në pjesën e barkut dhe i ka shtyrë duke i larguar me shpejtësi nga kati i tretë i spitalit.


