Pasditen e kësaj të shtune (1 shkurt) në kishën “Ngjallja e Krishtit” në Ksamil, dy persona kanë kryer akte vandalizmi.
Ata janë kapur nga kujdestari i kishës, duke thyer e dëmtuar objektet e kultit.
Personat e dyshimtë, kur kanë parë kujdestarin e kishës janë larguar dhe ndërsa kanë qenë duke ikur, kanë lëshuar edhe fjalë kërcënuese në drejtim të tij.
Pas ngjarjes, kujdestari ka njoftuar policinë, e cila ka bërë të mundur arrestimin e tyre.