Tre persona janë shoqëruar nga policia, nën dyshimin për shkelje të procesit zgjedhor.
Forcat e rendit kanë regjistruar tre raste, ku janë fotografuar fletëvotimi, thotë zëdhënësja e ministrisë së brendshme Natalia Spirola Kodriq.
Rasti i parë ka ndodhur në vendvotimin që gjendet në shkollën “29 korriku” në komunën e Shuto Orizares.
Rasti i dytë për fotografim të votës ka ndodhur në komunën e Kisella Vodës, në vendvotimin 2660, në bashkësinë lokale Cërniçë, një qytetar fotografoi votën.
Rasti i tretë ndodhi në Probishtip, thotë policia dhe sqaron se të gjithë të dyshuarit për fotografim të votës, janë shoqëruar në polici.
Të tre rastet, janë regjistruar dhe raportuar edhe nga vëzhguesit e CIVIL