
Në Gjykatën Themelore Shkupi 2 sot do të vazhdojë seanca gjyqësore pas padisë së ngritur nga lideri i BDI-së, Ali Ahmeti dhe Musa Xhaferi, kundër ish drejtorit të DSK-së, Sllobodan Bogoevski për rastin “Maxhar Telekom”.
Seanca përgatitore më 31 tetor u anulua për shkak se Bogoevski nuk ka marrë paditë me kohë dhe nuk ka dorëzuar përgjigje për padinë. Në seancën atëherë nuk u paraqit as Ali Ahmeti e as Musa Xhaferin.
Bogoevski në dëshmitë e tij në gjykatën amerikane në New York ka thënë se 7.5 milionë euro janë futur në Maqeodoni me makinë zyrtare për të korruptuar tre politikanë, ish kryeministrin Vllado Buçkovski, lideri e BDI-së, Ali Ahmeti dhe Musa Xhaferi.
Ahmeti dhe Xhaferi kanë ngritur padi kundër Bogoevskit për këto dëshmi, dukë kërkuar dëmshpërblim prej 3 milionë denarë, gjegjësisht 2.5 milionë denarë.
Bogoevski ka thënë se ai nuk mund të paditet për shpifje për deklaratën e dhënë në procedurë gjyqësore.