Sekretari i përgjithshëm i NATO-së, Jens Stoltenberg me presidentin e Maqedonisë, Gjorge Ivanov nisi takimet e sotme.
Njeriu i parë i Aleancës, krahas me Ivanovin, duhet të ketë takime edhe me kryeministrin Zoran Zaev, me kryetarin e Kuvendit Talat Xhaferi, si dhe me ministren e Mbrojtjes, Radmilla Shekerinska dhe me përfaqësues të tjerë lartë zyrtarë. Stoltenberg në Kuvend do të ketë takime edhe me liderin e VMRO-DPMNE-së opozitare Hristijan Mickovski
Pas takimit të kryeministrit Zaev dhe Stoltenberg është paralajmëruar pres-konferencë.
Krahas aktiviteteve thera dhe takimeve, sekretari i përgjithshëm do ta vizitojë edhe Stajkovcin ku në vitin 2016 ushtarë dhe pajisje të NATO-s ishin angazhuar për tejkalimin e pasojave nga vërshimet. Stoltenberg do ta vizitojë edhe kazermën Ilinden ku do të merr pjesë në ushtrimin demonstrues të pjesëtarëve të forcave speciale.
Në kazermën e Ilindenit janë paraparë deklarata për mediat nga Stoltenberg dhe Shekerinska.
Në vigjilje të referendumit, në Shkup sot janë edhe ministri i Punëve të Jashtme të Luksemburgur, Zhan Aselbron, ndërsa deri në fund të juavës vijnë edhe kancelarët e Gjermanisë dhe të Austrisë, Angela Merkel dhe Sebastian Kurc.

