Policia ka rrethuar shtëpinë e kreut të FSHF, Armand Duka në Durrës, pas njoftimit për një shpërthim pranë banesës së tij. Gjatë momentit të shpërthimit ka qenë në banesë vetëm bashkëshortja e Dukës. Ka dyshime që në derën e banesës është vendosur një sasi e vogël tritoli, ndërsa nga shpërthimi ka pasur vetëm dëme materiale. Aktualisht policia ndodhet në vendin e ngjarjes, ndërsa ka vendosur shiritin e perimetrit të sigurisë. Ndërkohë, vijojnë hetimet për zbardhjen e ngjarjes.



