Studentët e viteve të treta dhe të katërta të departamentit të gazetarisë pranë Universitetit të Tetovës gjatë javës së shkuar kanë vizituar disa nga mediat më të fuqishme të Shqipërisë si dhe janë pritur edhe nga presidenti Ilir Meta.
Në fillim studentët kanë vizituar “Pallatin e Brigadave”, ku u njoftuan me historikun e tij, i cili në kohën e monarkisë është njohur me emrin Pallati i mbretit. Megjithatë mbreti Zogu, kurrë s’kishte jetuar aty. Pallati ende ruan arkitekturën e vjetër italiane.
Studentët patën nderin të priten nga presidenti shqiptar, Ilir Meta, me të cilën zhvilluan një bisedë jo formale për gjendjen momentale politike, dhe gjendjen e shqiptarëve jashtë Shqipërisë.
“Shqyrtimi i Demarkacionit, problemit kryesor për lëvizje të lirë të Kosovarëve iku, ju në Maqedoni lirinë e lëvizjes e keni tash e sa kohë dhe pasaportën shqiptare e doni vetëm përmbushje qejfi”, tha presidenti Meta, duke shtuar se për t’u pajisur me pasaportë shqiptare duhet përmbushur edhe disa procedura.
Meta veçoi se Shqipëria është nën monitorim, dhe tha se duhet të bëj shumë kujdes në dhënien e nënshtetësive. Para studentëve, Meta foli edhe për marrëdhëniet e forta, Shqipëri Maqedoni dhe theksoi dëshirën për zgjerimin e bashkëpunimit në sferën e arsimit.
Pas presidencës, studentët e departamentit të Gazetarisë vizituan edhe Sallën e Kuvendit të Shqipërisë, ku u njohën për punën dhe vlerën e kuvendit në një shtet si Shqipëria, e cila është republikë. Mbledhja e parë e kuvendit shqiptar ishte mbajtur pikërisht në godinën e Parlamentit.
Pas përfundimit të vizitave në institucionet e vendit, studentët u njoftuan edhe me historikun e mediave shqiptare. Media e parë që vizituan ishte Radio Televizioni shqiptar, për të cilën para studentëve foli, drejtori I auditimit, Xhemajl Biberaj, I cili foli për procesin e digjitalizimit dhe të rritjes së cilësisë së programit.
“Të punosh në RTSH është shumë e rëndësishme sepse informacionet që i ke duhet të jenë ekskluzive”, tha para studentëve Biberaj.
Përveç RTSH, studentët vizituan edhe Televizonet private, Klan Plus, dhe Top Chanel, ku u njoftuan me punën, stafin, hapësirat dhe sfidat e mediave.
Vizita e studentëve e departamentit të gazetarisë pranë UT-së në mediat dhe institucionet e Shqipërisë është bërë tradicionale falë përkushtimit të dy profesorëve, Dashmir Idrizi dhe Astrit Memia.
Mevludin Imeri
Almakos.com