Në mediat sociale po qarkullon një foto që thuhet se është bërë në Budapest, ku ish-kryeministri Nikola Gruevski shihet i veshur me një xhaketë të kuqe derisa shëtit në kryeqytetin e Hungarisë. Autenticiteti i fotos ende nuk është konfirmuar.
Gruevski më 13 nëntor pati shfrytëzuar profilin e tij në Facebook për të njoftuat se kishte kërkuar azil politik në Hungari. Më 20 nëntor, ai informoi se kërkesa e tij për azil u pranua nga autoritetet hungareze.