Në Kuvendin e Maqedonisë së Veriut u votua Ligji për shtetësinë. Propozues të Ligjit janë deputetët e koalicionit opozitar shqiptar Aleanca për Shqiptarët- Alternativa.
Ata përmes bllokadës së Kuvendit, por edhe mekanizmave tjerë, arritën më në fund që të votohet Ligj për shtetësi i cili premton zgjidhjen e çështjes së shtetësisë për mijëra qytetarë. /SHENJA/