Mbrëmë vonë, një raketë ruse shkatërroi një ndërtesë banimi në qytetin lindor të Ukrainës, Kramatorsk, dhe gjatë këtij sulmi janë vrarë të paktën tre persona, ndërsa 20 u plagosën, tha guvernatori rajonal Pavlo Kirilenko.
“Shpëtimtarët, policia dhe shërbimet komunale po punojnë në vendin e sulmit për të kontrolluar rrënojat e ndërtesës së shkatërruar. Ndoshta ka ende njerëz nën të”, ka shkruar Kirilenko në Telegram./Lajmi i plotë.



