Është e pamundur që në periudhën e fundit që të mos paraqitet fotografi të gjarpërinjve nëpër vendin tonë, konkretisht në qytetin Shkupit. Qytetarët të brengosur bëjnë thirrje për kujdes tek të afërmit e tyre, njofton Medial.mk.
Sipas foto dëshmive që po përhapen nëpër rrjetet sociale rasti i fundit ku është gjetur një gjarpër në vendbanimin urban është lagja Taftalixhe, Karposh 4, qendra e Shkupit, dhe e fundit stadiumi i qytetit. Qytetar të revoltuar apelojnë që të reagohet në kohë pasi që bëhet fjalë për një gjendje alarmante, madje ata në rrjetet sociale komentojnë se kjo asnjëherë më parë nuk kanë ndodhur në Shkup. /Medial.mk/