Një foto të rrallë të Mirsad Ndrecajt duke luftuar në vijën e frontit, e ka publikuar në rrjetet sociale vëllau i tij Ylber Ndrecaj. Fotografia është nga rajoni i Dukagjinit, ku Mirsad Ndrecaj ka luftuar që në moshë të re në radhët e UÇK-së së Kosovës. Mirsad Ndrecaj ishte në mesin e 10 pjesëtarëve të Grupit të Kumanovës që u vranë më 9 dhe 10 maj në Lagjen e Trimave. Vrasja e tyre ishte kontroverse kurse kishte shumë informacione se janë ekzekutuar pasi janë arrestuar.


