Moti i keq i ditëve të fundit ka shkaktuar problematika sociale dhe infrastrukturore edhe në qarkun e Korçës.
Përkeqësimi i kushteve atmosferike orët e fundit ka sjellë reshje të dendura dëbore, duke bllokuar edhe një nga akset panoramike.
Autoritetet thanë se bëhet fjalë për aksin Panarit-Korçë, për të cilin vijon puna për hapjen e plotë me mjete borëpastruese.
Trashësia e borës aty ka shkuar deri në një metër.
Reshjet e dëborës gjatë orëve të fundit e kanë rënduar më tepër situatën.
Por strukturat përkatëse kanë qenë dhe vijojnë të jenë në terren për pastrimin e borës dhe hapjen e rrugës në zonën e Panaritit.


